Mustafa al-Kadhimi: Irani mbështet qeverinë irakiane
Kryeministri irakian theksoi se iranianët kanë provuar se janë realistë ne përpjekjet e tyre dhe kanë për qëllim mbështetjen e qeverisë së Bagdadit.
Sipas Al Jazeera të hënën kryeministri Irakian Mustafa al-Kadhimi tha; "Irani gjithmonë ka mbështetur qeverinë Irakiane dhe ka parandaluar dobësimin e Bagdadit nga militantët". Al-Kadhimi e ka quajtur vazhdimisht Iranin një partner strategjik për Irakun dhe e vlerësoi mbështetjen e Iranit në luftën kundër ISIS. Al-Kadhimi gjithashtu dënoi krimet e Izraelit kundër popullit palestinez dhe ndalimin e myslimaneve nga qasja në vendet e tyre të shenjta dhe shtoi se për Irakun normalizimi i marrëdhënieve nuk është pranueshëm nëse ajo nuk çon në realizimin e të drejtave të popullit Palestinez. Kodsi i pushtuar dhe disa qytete të tjera palestineze kanë qenë dëshmitarë të përplasjeve midis milicëve sionistë, demonstruesve dhe besimtarëve palestinezë në ditët e fundit, të cilët janë ngritur në protesta kundër krimeve të vazhdueshme të regjimit sionist.