"Nusja e ISIS": Unë kam qenë një vajzë e paditur kur u bashkova me ISIS
(last modified Wed, 16 Jun 2021 06:18:23 GMT )
Qershor 16, 2021 08:18 Europe/Tirane

Shamimeh Begum, e njohur si "nusja e ISIS", përsëriti dëshirën e saj për t'u kthyer në Britani.

Sipas ISNA, duke cituar gazetën Britanike Mirror, 21-vjeçarja Shamimeh Begum u shfaq në intervistën e saj të fundit në kampin Al-Hool në verilindje të Sirisë me një pamje moderne. Ajo justifikoi arsyen e shkuarjes në Siri dhe bashkimit me ISIS, duke thënë se në atë kohë ishte një vajzë injorante dhe e paditur.  "Unë nuk mendoj se jam terroriste, unë mendoj se isha thjesht një vajzë e vogël që bëri një gabim dhe erdha këtu”, i tha Begum drejtorit të  programit "Zona e Rrezikshme"Andrew Dory. Nusja e ISIS theksoi se ajo nuk ka nevojë për rehabilitim, ajo thjesht dëshiron të ndihmojë të tjerët për rehabilitimin e tyre.  "Unë me të vërtetë dua t'i ndihmoj ata," tha ajo.

Tags