"Nusja e ISIS": Unë kam qenë një vajzë e paditur kur u bashkova me ISIS
Shamimeh Begum, e njohur si "nusja e ISIS", përsëriti dëshirën e saj për t'u kthyer në Britani.
Sipas ISNA, duke cituar gazetën Britanike Mirror, 21-vjeçarja Shamimeh Begum u shfaq në intervistën e saj të fundit në kampin Al-Hool në verilindje të Sirisë me një pamje moderne. Ajo justifikoi arsyen e shkuarjes në Siri dhe bashkimit me ISIS, duke thënë se në atë kohë ishte një vajzë injorante dhe e paditur. "Unë nuk mendoj se jam terroriste, unë mendoj se isha thjesht një vajzë e vogël që bëri një gabim dhe erdha këtu”, i tha Begum drejtorit të programit "Zona e Rrezikshme"Andrew Dory. Nusja e ISIS theksoi se ajo nuk ka nevojë për rehabilitim, ajo thjesht dëshiron të ndihmojë të tjerët për rehabilitimin e tyre. "Unë me të vërtetë dua t'i ndihmoj ata," tha ajo.