Sejed Hassan Nasrullah: Rituali i zisë së Muharremit është një nga bekimet e mëdha hyjnore
(last modified Tue, 10 Aug 2021 05:57:01 GMT )
Gusht 10, 2021 07:57 Europe/Tirane
  • Sejed Hassan Nasrullah: Rituali i zisë së Muharremit është një nga bekimet e mëdha hyjnore

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut në Liban i këshilloi vajtuesit huseinainë që të ndjekin protokollet shëndetësore në lidhje me luftën kundër virusit Korona, kur të organizojnë ceremonitë e Muharremit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Seyyed Hassan Nasrullah të hënën në mbrëmje, në një fjalim me rastin e natës së parë të Muharremit, kërkoi nga vajtuesit Huseinainë që kur të marrin pjesë në ceremonitë e zisë, të respektojnë të gjitha protokollet dhe këshillat mjekësore që lidhen me trajtimin e koronës, përfshirë distancën sociale dhe përdorimin e maskave. Ai shprehu ngushëllimet e tij për myslimanet e botës gjatë ditëve të zisë për prijësin e dëshmorëve dhe shokët e tij besnikë, dhe i përshkroi netët e Muharremit si bekime të mëdha hyjnore, duke shtuar: "Ne duhet ta falënderojmë Zotin për këtë." Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut gjithashtu tha: "Të gjithë njerëzit duhet të jenë mirënjohës për bekimet e zisë dhe me bashkëpunimin dhe sjelljen e duhur të arrijnë shëndetin." Duke iu referuar rrezikut të koronës, ndërsa këshilloi për zbatimin e protokolleve shëndetësore në tubimet e Muharremit, ai vuri në dukje se nëse konstatohet se këto tubime rrisin numrin e pacientëve me korona, ne duhet ta mbyllim me forcë një pjesë ose të gjithë ceremoninë. Sot më 10 gusht 2021, është dita e parë e Muharremit që përkon me 1 Muharrem të viti 1443 sipas kalendarit hënor. Imami i tretë i Shiitëve të botës dhe shokët e tij besnikë u martirizuan më 10 Muharrem të vitit 61 hixhri në Qerbela.

Tags