Arabia Saudite ka filluar një valë të re të arrestimeve të ushtarakëve pro Muhamed bin Najef
(last modified Wed, 11 Aug 2021 12:11:16 GMT )
Gusht 11, 2021 14:11 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite ka filluar një valë të re të arrestimeve të ushtarakëve pro Muhamed bin Najef

Burimet e informuara në Arabinë Saudite kanë njoftuar për një valë të re të arrestimeve të ushtarakëve përkrahës dhe mbështetës të ish-princit të kurorës së këtij vendi me urdhër të Muhamed bin Selman.

WikiLeaks Saudite ka njoftuar se burimet e informuar në Arabinë Saudite kanë thënë: “Këto arrestime përfshinë kryesisht oficerët e Ministrisë së Brendshme të cilët akoma janë përkrahës të Muhamed bin Najef, ish-princit të kurorës së Arabisë Saudite dhe Muhamed bin Selman ka urdhëruar arrestimin e tyre për shkak të frikës nga një grushtshtet i mundshëm. Deklarata e Organizatës për Inspektim dhe Luftë kundër Korrupsionit në Arabinë Saudite në lidhje me arrestimin e 207 personave në lidhje me çështje të ndryshme, nuk është e vërtet dhe personat e arrestuar të gjithë janë prej oficerëve dhe ushtarakëve përkrahës të Muhamed bin Najef”.

Tre muaj më parë, burimet informative të opozitarëve sauditë kanë deklaruar: “Forcat e sigurisë së regjimit të Riadit kanë arrestuar me dhjetëra përkrahës të Muhamed bin Najef, ish-princit të kurorës së Arabisë Saudite të cilët vepronin në rrjetet sociale”.

Tags