Dijetarët sunitë: Sundimtarët e Arabisë Saudite duhet të ndalojnë përhapjen e korrupsionit moral
(last modified Sat, 06 Nov 2021 06:56:00 GMT )
Nëntor 06, 2021 07:56 Europe/Tirane
  • Dijetarët sunitë: Sundimtarët e Arabisë Saudite duhet të ndalojnë përhapjen e korrupsionit moral

Një numër dijetarësh sunitë nga vende të ndryshme islamike lëshuan një deklaratë të përbashkët duke protestuar ashpër kundër korrupsionit moral dhe festimeve të korruptuara dhe antifetare në tokën e shpalljes nga regjimi saudit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars; Një numër dijetarësh sunitë nga vende të ndryshme dhe anëtarë të “Asociacionit të Dijetarëve” këtë të premte në një deklaratë njoftuan: Sundimtarët sauditë po promovojnë korrupsionin dhe vlerat dhe normat antifetare në mënyrë të organizuar, duke e çuar rininë drejt korrupsionit dhe duke u përpjekur të shkatërrojnë shoqërinë saudite.  Në deklaratë thuhet: “Veprimet e qeverisë saudite janë “bindje e verbër” ndaj vendeve perëndimore dhe janë krejtësisht në kundërshtim me fenë e Islamit dhe me vlerat dhe zakonet e njohura të komuniteteve myslimane.  Dijetarët sunitë në deklaratë kanë thënë: Përgjegjësia për këto veprime është kryesisht tek sundimtarët sauditë dhe më pas tek pjesëmarrësit në ato ceremoni dhe promotorët e tyre.  Në fund të deklaratës, dijetarët sunitë u bënë thirrje sunduesve të Riadit që të ndalojnë "shkatërrimin e qëllimshëm" të vlerave islame dhe u bënë thirrje myslimanëve dhe banorëve të Arabisë Saudite që të ngrihen me mjete legjitime për të realizuar të drejtën e tyre hyjnore dhe për t'i rezistuar këtij "sulmi shkatërrues".  Deklarata e protestës vjen pasi qeveria saudite krijoi një "organizatë argëtuese" dhe mbajti festime korruptive që nga viti 2016 me pretekstin e argëtimit. Riadi insistoi në mbajtjen e këtyre festimeve edhe kur pelegrinazhi i Haxhit u mbyll me pretekstin e shpërthimit të Koronës.  

Tags