Al-Kadhimi njofton fundin e misionit të forcave të koalicionit amerikan në Irak
(last modified Wed, 29 Dec 2021 19:00:20 GMT )
Dhjetor 29, 2021 20:00 Europe/Tirane
  • Al-Kadhimi njofton fundin e misionit të forcave të koalicionit amerikan në Irak

Kryeministri i Irakut njoftoi përfundimin e misioneve ushtarake të Forcave të Koalicionit Ndërkombëtar të SHBA-së dhe përfundimin e tërheqjes së tyre nga Iraku.

Mustafa al-Kadhimi në një postim në Twitter të mërkurën shkroi: "Misionet ushtarake të Forcave të Koalicionit Ndërkombëtar të SHBA-së në Irak kanë përfunduar dhe të gjitha trupat dhe pajisjet e tyre ushtarake do të tërhiqen nga Iraku". Al-Kadhimi shtoi: "Bazuar në rezultatet e bisedimeve strategjike, roli i forcave të koalicionit në Irak është i kufizuar në konsultim dhe trajnim". Kryeministri i Irakut falënderoi komandën e Forcave të Koalicionit Ndërkombëtar, fqinjët dhe partnerët e tyre në luftën kundër ISIS-it dhe theksoi gatishmërinë e forcave të tij për të mbrojtur popullin irakian. Ligji i parlamentit irakian për të dëbuar trupat amerikane pas vrasjes terroriste të gjeneralit Kasem Soleimani, ish-komandant i Forcës Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe Abu Mahdi al-Mohandes, ish-zëvendës kreu i organizatës irakiane Al-Hashd al-Shabi , u miratua në janar 2020, por Shtetet e Bashkuara këmbëngulën për të shkelur rezolutën dhe për të mbetur në tokën irakiane.

 

Tags