I dërguari sirian në OKB: Shtetet perëndimore trillojnë gënjeshtra mbi bashkëpunimin e Sirisë me OPCW
(last modified Thu, 06 Jan 2022 18:53:38 GMT )
Janar 06, 2022 19:53 Europe/Tirane
  • I dërguari sirian në OKB: Shtetet perëndimore trillojnë gënjeshtra mbi bashkëpunimin e Sirisë me OPCW

Përfaqësuesi i Përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara Bassam Sabbagh ka konfirmuar se Damasku dënon përdorimin e armëve kimike, kudo, në çdo kohë nga kushdo dhe në çdo rrethanë, duke thënë se shtetet perëndimore trillojnë gënjeshtra mbi bashkëpunimin e vendit të tij me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Gjatë një sesioni të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sabbagh tha se vendet perëndimore gënjejnë për të hapur rrugën për miratimin e rezolutave kundër vendit arab dhe për të krijuar mekanizma të paligjshëm për të politizuar në mënyrë flagrante punën e mbikëqyrësit global të armëve kimike, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SANA e Sirisë. Ai theksoi edhe një herë se Siria nuk ka përdorur kurrë asnjë lloj arme të ndaluar ose ndonjë kimikat toksik, pavarësisht nga fakti se forcat e ushtrisë së saj dhe luftëtarët e tyre aleatë u përballën me sfida të mëdha për shkak të krimeve të tmerrshme të kryera nga grupet terroriste të mbështetura nga jashtë. Sabbagh kujtoi se Siria iu bashkua Konventës për Armët Kimike (CWC) në vitin 2013 dhe bashkëpunoi me OKB-në dhe OPCW-në për asgjësimin e rezervave të saj të armëve kimike dhe objekteve të prodhimit, duke thënë se kjo u arrit në mesin e vitit 2014 dhe u konfirmua në disa raporte nga OPCW. Damasku e ka mohuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike.

 

Tags