Reagimi i zemëruar i qytetarëve sauditë për ndryshimin e flamurit të këtij vendi
(last modified Thu, 03 Feb 2022 07:02:33 GMT )
Shkurt 03, 2022 08:02 Europe/Tirane
  • Reagimi i zemëruar i qytetarëve sauditë për ndryshimin e flamurit të këtij vendi

Vendimi i regjimit saudit për të hequr nga flamuri saudit shprehjen “La ilahe illa Allah, Muhamed Rasulullah”, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist, ka zemëruar qytetarët sauditë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Në orët e fundit, mediat sociale saudite kanë shkaktuar bujë duke e dënuar vendimin dhe duke e kritikuar atë dhe duke bërë thirrje për reagime popullore. Ndërkohë aparati i inteligjencës saudite në një përpjekje për të shuar zemërimin është detyruar të përdorë shprehjen "thjesht thashetheme", njofton agjencia e lajmeve Al-Alam. Parlamenti saudit miratoi ndryshimin e flamurit kombëtar në seancën e tij të së hënës. Ndryshimi i ngjyrës së flamurit dhe heqja e mundshme e frazës La ilahe illa Allah, Muhamed Resulullah prej tij është pjesë e ndryshimeve në Arabinë Saudite. Mbretëria e cila përcakton strukturën sociale dhe kulturore si kibla e myslimanëve, është në kuadrin e përgatitjeve dhe veprimeve të gjera të vendeve arabe të Gjirit Persik që synon normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Tags