Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Irakut: Në mënyrë të prerë qëndrojmë përball ofendimit të personaliteteve fetare
(last modified Tue, 29 Mar 2022 13:04:55 GMT )
Mars 29, 2022 15:04 Europe/Tirane
  • Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Irakut: Në mënyrë të prerë qëndrojmë përball ofendimit të personaliteteve fetare

Këshilli ministror për siguri kombëtare të Irakut ka theksuar qëndresën e prerë përball ofendimit të personaliteteve fetare.

Najef Al-Kurdestani, një prej personaliteteve me qëndrime të njëjta me Partinë Demokrate të Kurdistanit të Irakut, ditën e diele ka publikuar një mesazh në Twitter shumë polemik dhe ofendues në lidhje me autoritetet fetare joarabë, ka shkaktuar reagime dhe zemërime të gjera të grupeve dhe partive politike shiite.

Mediat e Irakut kanë njoftuar se në mbledhjen e këshillit ministror të sigurisë kombëtare të Irakut e kryesuar nga Mustafa Al-Kadhimi, ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj çfarëdo kërcënimi që bëhet ndaj paqes qytetare dhe problemeve në jetën e qytetarëve irakianë.

Këshilli ministror për sigurinë kombëtare të Irakut në këtë mbledhje gjatë shqyrtimit të përgjithshëm të situatën së sigurisë dhe gatishmërisë së forcave të armatosura, ka shqyrtuar gjithashtu edhe progresin e operacioneve të sigurisë për përndjekjen e elementëve të grupit terrorist ISIS.  

Al-Kadhimi në këtë mbledhje ka theksuar nevojën për parandalimin e çfarëdo lloji të reflektimit negativ të krizave politike gjatë protestave në Irak dhe duke iu drejtuar forcave të sigurisë së Irakut, ka thënë: "Forcat e sigurisë duhet të ndërmarrin veprime të kujdesshme dhe të kryejnë detyrat e veta në mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve, pasurisë dhe pronave të tyre".

Tags