Riadi ka vendosur të aneksojë disa provinca të rëndësishme lindore të Jemenit në territorin e Arabisë Saudite
(last modified Sun, 08 May 2022 14:38:16 GMT )
May 08, 2022 16:38 Europe/Tirane
  • Riadi ka vendosur të aneksojë disa provinca të rëndësishme lindore të Jemenit në territorin e Arabisë Saudite

Një faqe informative jemenase zbuloi qëllimin e Riadit për të aneksuar disa provinca të rëndësishme lindore të Jemenit në territorin e Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se faqja informative "Cratersky" në Jemen, raportoi se Arabia Saudite synon të pushtojë provincat Hadramaut, Shabwa, Al-Mahra dhe Ebin të Jemenit me qëllim që të ketë qasje në ujërat jugor të Jemenit dhe nën mbulesën e dhënies së të drejtës së banorëve të këtyre provincave për përcaktimin e fatit të vet për t'i aneksuar ato në territorin e Arabisë Saudite.

Kjo faqe informative arabe citoi burimet e saj duke thënë se autoritetet e Arabisë Saudite kanë zhvilluar takime me një numër banorëve të këtyre provincave dhe ka shkruar: "Pala saudite tha në takim se Mbretëria e Arabisë Saudite ka vendosur ta bëjë këtë dhe nuk ka asnjë kthim mbrapa".

Sipas këtij burimi, Arabia Saudite po kërkon të krijojë një korridor ujor drejt Oqeanit Indian përtej vijës bregdetare nga "Sarifat" në lindje deri në "Shaqra" në perëndim.

Burimet zyrtare nuk e kanë konfirmuar ende lajmin dhe sauditët nuk kanë reaguar ndaj këtij lajmi.

Tags