Vizita e kryeministrit irakian në Arabinë Saudite
(last modified Sun, 26 Jun 2022 07:05:05 GMT )
Qershor 26, 2022 09:05 Europe/Tirane
  • Vizita e kryeministrit irakian në Arabinë Saudite

Kryeministri i Irakut të shtunën udhëtoi për në Arabinë Saudite.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve saudite (WAS), Princi i Kurorës Saudite Muhamed bin Salman mirëpriti kryeministrin irakian Mustafa al-Kadhimi dhe shoqëruesit e tij në aeroportin e Xhedas. TV Al-Majadin kishte raportuar më parë se Mustafa al- Kadhimi së shpejti do të udhëtonte në Arabinë Saudite dhe Iran për të diskutuar çështjet rajonale në Teheran dhe Riad. Sipas al-Majadin, vizita është pjesë e një konsultimi mbi negociatat midis Riadit dhe Teheranit. Ai është planifikuar gjithashtu të diskutojë një sërë çështjesh të rëndësishme gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite dhe Iran. Negociatat mes Iranit dhe Arabisë Saudite nisën në Irak disa muaj më parë dhe sipas deklaratave të mëparshme të zyrtarëve të dy vendeve, të dyja palët kanë zhvilluar deri më tani pesë raunde bisedimesh. Duke folur në një takim të Forumit Ekonomik Botëror muajin e kaluar, Ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan tha se ishte bërë përparim në negociatat me Iranin.

Tags