Al-Kazemi: Ne rezervojmë të drejtën tonë për t'iu përgjigjur agresionit turk
Kryeministri i Irakut Mustafa Al-Kazemi dënoi sulmin me artileri të Turqisë në provincën Dohuk në rajonin e Kurdistanit dhe tha se Iraku rezervon të drejtën t'i përgjigjet këtij sulmi.
Sipas Fars, mbrëmjen e djeshme të paktën tetë persona u vranë dhe 23 u plagosën në një sulm ajror nga Turqia në një nga qendrat turistike Dohok në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Mes të vdekurve janë edhe dy fëmijë. Kryeministri i Irakut akuzoi Turqinë për shkeljen e qartë të sovranitetit të Irakut dhe vënien në rrezik të sigurisë së qytetarëve të këtij vendi. Ai kritikoi Ankaranë se nuk i kushton vëmendje kërkesës së vazhdueshme të Irakut për të ndaluar sulmet ushtarake në territorin e tij. Në të njëjtën kohë, Sejed Ammar Hakim, udhëheqësi i lëvizjes kombëtare Urtësia në Irak, në një mesazh dënoi ashpër sulmin e Turqisë në një qendër turistike në provincën Dohuk dhe kërkoi nga Bagdadi që t'i përgjigjet sulmeve të Turqisë. Lidhur me këtë, qytetarë të zemëruar irakianë sulmuan zyrën turke për lëshimin e vizave në Najaf, e mbyllën atë dhe e rrëzuan flamurin turk dhe në një zonë tjetër të Naxhafit i vunë flakën flamurit të atij vendi. Protestuesit në Bagdad gjithashtu u mblodhën para ambasada turke dhe brohoritën slogane proteste duke dënuar sulmet ushtarake në veri të Irakut dhe praninë okupuese në këtë vend.