Moktada Sadr: Armiqtë e Arbainit duhet të privohen nga mundësia për të nxitur rebelim
(last modified Wed, 07 Sep 2022 05:54:33 GMT )
Shtator 07, 2022 07:54 Europe/Tirane
  • Moktada Sadr: Armiqtë e Arbainit duhet të privohen nga mundësia për të nxitur rebelim

Udhëheqësi i Lëvizjes Sadr të Irakut deklaroi se një grup po përpiqet të nxisë rebelim dhe tha: "Armiqtë e ceremonisë së Arbainit, baathistët e Sadamit dhe të gjithë njerëzit e poshtër, duhet të privohen nga mundësia për të nxitur rebelim".

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Sejed Moktada Sadr, udhëheqësi i lëvizjes Sadr të Irakut, të martën në mbrëmje, duke iu referuar rëndësisë së ceremonisë së Arbainit, shkroi në faqen e tij në Twitter: "Ne nuk duhet të neglizhojmë ritualet dhe vlerat e shenjta. Siguria e Irakut është një amanet mbi supet e të gjithëve". Më herët, duke theksuar respektimin e kujdesit shëndetësor dhe pastërtisë gjatë ceremonisë së Arbainit, Sadr kërkoi nga zyrtarët e Qerbelasë që të marrin përsipër sigurinë dhe të kontrollojnë postblloqet dhe pikat e kontrollit përmes forcave të sigurisë. Për të garantuar sigurinë e pelegrinëve të Arbainit, ushtria irakiane është vendosur në rrugët ku ata kalojnë. Gjithashtu, Divizioni 110 i Organizatës Al-Hashd al-Shaabi (Mobilizimi Popullor) të Irakut ka nisur të zbatojë planin për të siguruar rrugën e pelegrinëve iranianë drejt provincës Qerbela. Arbaini huseinian i këtij viti do të përkojë me 20 Safar të vitit 1444 hënor dhe pelegrinët iranianë dhe një numër i madh i muslimanëve dhe ndjekësve të feve të tjera hyjnore, ashtu si në vitet e kaluara, disa ditë para Arbainit të Imam Huseinit (a.s), do të nisen në këmbë nga Naxhafi dhe qytete të tjera të Irakut, për të arritur në faltoren e shenjtë të Imam Huseinit (a.s) në Qerbela.

 

Tags