Njëzet milionë pelegrinë kremtojnë Arbainin në Qerbela në homazh ndaj sakrificës së Imam Huseinit
(last modified Sat, 17 Sep 2022 18:14:58 GMT )
Shtator 17, 2022 20:14 Europe/Tirane
  • Njëzet milionë pelegrinë kremtojnë Arbainin në Qerbela në homazh ndaj sakrificës së Imam Huseinit

Njëzet milionë pelegrinë janë mbledhur në qytetin e shenjtë irakian të Qerbelasë për të shënuar Arbainin, një ngjarje vjetore që shënon ditën e 40-të pas martirizimit të Imam Huseinit (a.s), Imamit të tretë të myslimanëve shi'itë.

Arbaini është tubimi më i madh fetar në botë, që organizohet  me madhështi në Irak, Iran, Bahrein, Liban dhe shumë vende të tjera. Pelegrinët e veshur me të zeza u mblodhën të shtunën në faltoren e shenjtë të Imam Huseinit në Qerbela për të kulmuar një ceremoni njëjavore në përkujtim të përvjetorit të martirizimit të nipit të Profetit Muhamed (s.a.v.s), i cili u vra së bashku me shokët e tij gjatë betejës së Qerbelasë në vitin 680. Burra, gra, adoleshentë dhe pleq u mblodhën me miliona në qytetin irakian për të bërë homazh dhe për të ripërtërirë besnikërinë e tyre ndaj Imam Huseinit (a.s), i cili në të gjitha kohërat është simboli i luftës kundër padrejtësisë, shtypjes dhe despotizmit.

 

Tags