Kryeministri i Irakut: Zgjidhja e krizës politike është dialogu
(last modified Fri, 07 Oct 2022 12:03:48 GMT )
Tetor 07, 2022 14:03 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Irakut: Zgjidhja e krizës politike është dialogu

Kryeministri irakian tha se zgjidhja e krizës aktuale politike në këtë vend është kthimi në tryezën e dialogut dhe lënia mënjanë e mosmarrëveshjeve me ndershmëri dhe besim të plotë.

Iraku po përballet me një krizë politike që nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në tetor të vitit të kaluar, kur forcat politike nuk arritën të bien dakord për formimin e qeverisë.

Sipas Al Farat News, kryeministri i Irakut Mustafa Al-Kadhimi të enjten deklaroi se ky vend ka nevojë për qeveri dhe buxhet dhe mungesa e tyre për kaq shumë kohë është e papranueshme.

Al-Kadhimi tha se përkundër kushteve të vështira politike dhe ekonomike dhe mungesës së buxhetit, kjo qeveri ka qenë e palëkundur dhe ka tejkaluar shumë probleme dhe pengesa dhe vazhdon ta bëjë këtë.

Kryeministri i Irakut theksoi se Iraku ka nevojë për një qeveri dhe një buxhet dhe mungesa e tyre është e papranueshme për një kohë të gjatë dhe tha se kjo situatë dhe ky ngërç aktual duhet të zgjidhet për hir të Irakut dhe irakianëve dhe prosperitetit të vendit dhe institucioneve të tij.

Kryeministri irakian theksoi se rrugëzgjidhja për të dalë nga ngërçi aktual politik i Irakut është kthimi në tryezën e dialogut dhe lënia mënjanë e dallimeve dhe mosmarrëveshjeve me ndershmëri dhe besim të plotë.

Al-Kadhimi sqaroi se kriza e sotme është krizë besimi dhe mund të riparohet vetëm me një dialog të sinqertë dhe konstruktiv.

Tags