Al-Kadhimi thekson domosdoshmërinë e negociatave racionale midis palëve irakiane për zgjidhjen e krizës
(last modified Mon, 10 Oct 2022 15:31:31 GMT )
Tetor 10, 2022 17:31 Europe/Tirane
  • Al-Kadhimi thekson domosdoshmërinë e negociatave racionale midis palëve irakiane për zgjidhjen e krizës

Kryeministri i Irakut ftoi të gjitha palët dhe partitë politike irakiane në një dialog racionale, të qetë dhe konstruktiv për të nxjerrë Irakun nga kriza politike.

Iraku po përballet me një krizë politike që nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në tetor të vitit të kaluar, kur forcat politike nuk arritën të bien dakord për formimin e qeverisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Al-Malouma, kryeministri irakian Mustafa Al-Kadhimi, sot, të hënën, u bëri thirrje të gjitha partive dhe forcave politike që të përdorin logjikën e dialogut racional, të qetë dhe konstruktiv për zgjidhjen e krizës politike dhe të bëjnë përpjekje për një zgjidhje kombëtare gjithëpërfshirëse.
Al-Kadhimi tha: “Vitin e kaluar, në këtë ditë, ne mbajtëm me sukses zgjedhjet e parakohshme parlamentare me kërkesë të popullit irakian dhe sipas miratimit dhe certifikimit të Kombeve të Bashkuara dhe vëzhguesve të tjerë të këtyre zgjedhjeve, u mbajt procesi i votimit me transparencën më të madhe”.
Mustafa Al-Kadhimi shtoi: "Rrethanat e një viti pas zgjedhjeve kanë dëshmuar se dalja në zgjedhje duhet të lidhet me besimin e të gjitha partive politike pjesëmarrëse në parimet e demokracisë".
Kryeministri i Irakut deklaroi: "Në dy vitet e fundit, ne kemi punuar në një qasje të ndryshme, e cila bazohet në dialog, mirëkuptim, bashkëpunim dhe partneritet, të qëndrueshëm dhe përkundër sulmeve të padrejta që na janë bërë, kemi ruajtur qetësinë dhe racionalitetin në përballje me incidente dhe situata e krijuara në vend".

Tags