Një i ri palestinez u vra në Bregun Perëndimor
(last modified Wed, 30 Nov 2022 18:45:11 GMT )
Nëntor 30, 2022 19:45 Europe/Tirane
  • Një i ri palestinez u vra në Bregun Perëndimor

Një tjetër i ri palestinez u vra nga forcat e regjimit izraelit të mërkurën gjatë një sulmi ushtarak në qytetin Ya'bad, në jugperëndim të qytetit verior të Xheninit në Bregun Perëndimor.

I riu u identifikua si 22-vjeçari Mohammad Badarneh, i cili u godit me plumba, sipas raporteve lokale. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se Badarneh u qëllua për vdekje në gjoks gjatë sulmit ushtarak në qytetin Ya'bad. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Ibn Sina në gjendje kritike ku u shpall i vdekur. Një raport në Kuds News, duke cituar burime lokale, tha se njësia e forcave speciale izraelite bastisi qytetin në orët e pasdites dhe zuri pozicione në çatitë e shtëpive të banimit. Ky veprim u pasua nga përleshje midis banorëve vendas dhe trupave izraelite, pasi ata rrethuan shtëpinë e një ish të burgosuri palestinez, Abdel-Ghani Herzallah, dhe i kërkuan atij të dorëzohej. Qyteti i Xheninit në Bregun Perëndimor ka parë një rritje alarmante të dhunës në muajt e fundit mes sulmeve të shpeshta ushtarake izraelite. Të paktën 50 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i vitit në këtë qytet. Gjatë 24 orëve të fundit, të paktën gjashtë palestinezë janë vrarë në agresionin ushtarak izraelit.

 

Tags