Naim Kasem: Nuk do të pranojmë një president zbatues të planeve amerikane-izraelite
(last modified Fri, 02 Dec 2022 14:59:05 GMT )
Dhjetor 02, 2022 15:59 Europe/Tirane
  • Naim Kasem: Nuk do të pranojmë një president zbatues të planeve amerikane-izraelite

Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit ka deklaruar: "Nuk do ta pranojmë një president i cili është zbatues i planeve amerikane-izraelite".

Dje, të enjten, Parlamenti i Libanit përsëri dështoi në zgjedhjen e presidentit të shtetit të Libanit ashtu si seanca e javës së kaluar e këtij parlamenti, edhe kësaj jave nuk dha rezultat.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Shejkh Naim Kasem, zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, deklaroi: "Për zgjedhjen e presidentit të shtetit të Libanit, duhet të bëhen marrëveshje të gjera. Ne kërkojmë zgjedhjen e një presidenti i cili do të ketë karakteristika dhe virtyte të veçanta në favor të Libanit, do të thotë një president shteti i cili do të ketë dy brengosje themelore. Epara, ta shpëtojë vendin nga kriza ekonomike dhe e dyta të ketë aftësinë e dialogut me të gjitha palët për t'i mbledhur ato për zgjidhjen e problemeve të vendit".

Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut theksoi: "Ne nuk duam një president i cili është shërbyes i planeve amerikane-izraelite dhe kurrë nuk do të pranojmë një gjë të tillë".

Shejkh Naim Kasem duke thënë se pas kalimit të 70 viteve nga shpallja e ekzistencës së regjimit sionist, rezistenca sot është shumë më e fuqishme dhe më e gjerë në të gjitha territoret e pushtuara, shtoi: "Për shumë vite dhunë, vrasje, krime dhe të gjitha veprimet pushtuese dhe çnjerëzore që ka kryer regjimi sionist, nuk kanë pas kurrfarë dobie për atë dhe Tel Avivi nuk arriti ta largojë Palestinën nga zemra e fëmijëve dhe e popullit luftëtar të Palestinës".

Tags