Konferenca e Partive Arabe: Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ndalojë aktet e njëanshëm kundër Sirisë
(last modified Wed, 28 Dec 2022 14:10:29 GMT )
Dhjetor 28, 2022 15:10 Europe/Tirane
  • Konferenca e Partive Arabe: Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ndalojë aktet e njëanshëm kundër Sirisë

Sekretari i përgjithshëm i Konferencës së Partive Arabe theksoi: "Qëndrimi përkrah Sirisë mbështet rezistencën përball planeve sionisto-amerikane".

Sipas agjencisë së lajmeve SANA; Kasem Saleh, sekretari i përgjithshëm i Konferencës së Partive Arabe, gjatë një fjalimi në kuadër të fushatës globale për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, e cila u nis nga Mu'in Bashur, presidenti themelues i Konferencës Etnike Arabe, deklaroi se agresioni kundër Sirisë është një agresion ndaj gjithë boshtit të rezistencës, dhe qëndrimi përkrah këtij vendi është mbështetje e Boshtit të Rezistencës, mbështetje ndaj popullit palestinez dhe mbarë popujve arabë kundër komploteve amerikano-sioniste.

Kasem Saleh vazhdoi duke thënë: "Ligji amerikan i njohur si CESAR, shkel parimet e të drejtave të njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe ky ligj u përpilua bazuar në gënjeshtra dhe pretendime të rreme nga armiqtë e kombit sirian".

Sekretari i përgjithshëm i Konferencës së Partive Arabe tha: "Ky ligj përshtatet në kuadër të luftës së hapur të Amerikës kundër popullit sirian duke përdorur armët më të pista, krahas terrorizmit, bllokadës ekonomike, presionit politik dhe propagandës së rreme mediatike, por Siria do të fitojë mbi armiqtë e saj me qëndresën dhe rezistencën e popullit të vet. Siria është përballur me luftën terroriste për shkak të respektimit të sovranitetit dhe pavarësisë së saj kombëtare dhe mbështetjes së rezistencës në Irak, Palestinë dhe Liban".

Në fund, sekretari i përgjithshëm i Konferencës së Partive Arabe kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare që të punojë për të eliminuar çdo veprim të paligjshëm dhe të njëanshëm kundër Sirisë.

Tags