Sionistët sulmojnë Xheninin, martirizohen dy palestinezë
(last modified Thu, 19 Jan 2023 06:20:38 GMT )
Janar 19, 2023 07:20 Europe/Tirane
  • Sionistët sulmojnë Xheninin, martirizohen dy palestinezë

Burimet palestineze raportuan për një sulm të forcave sioniste në qytetin Xhenin në Bregun Perëndimor dhe martirizimin e dy palestinezëve.

Sipas agjencisë së lajmeve Shahab; Pas sulmit të ushtrisë sioniste në Xhenin në Bregun Perëndimor, shpërthyen përleshjet mes ushtarëve sionistë dhe luftëtarëve palestinezë.  Duke bastisur kampin Xhenin, forcat pushtuese vendosën snajperët e tyre nëpër çatitë e shtëpive dhe ndërprenë energjinë elektrike në disa pjesë të kampit. Ndërkohë, në një deklaratë, Brigadat Kods të Xheninit raportuan se kishin vënë në shënjestër forcat pushtuese që sulmuan kampin në fjalë.  Në këtë konflikt dy palestinezë u qëlluan nga sionistët dhe ranë dëshmor.  Në muajt e fundit, Bregu Perëndimor i lumit Jordan ka parë një rritje të operacioneve të rezistencës së qytetarëve palestinezë kundër sulmeve të forcave sioniste dhe rritje të luftës së armatosur të luftëtarëve palestinezë kundër sionistëve. Kjo situatë ka shqetësuar shumë liderët politikë dhe ushtarakë të regjimit sionist.

Tags