Fillon mbledhja e Këshillit Ekonomik dhe Social të Ligës Arabe me pjesëmarrjen e Sirisë
(last modified Mon, 15 May 2023 15:11:03 GMT )
May 15, 2023 17:11 Europe/Tirane
  • Fillon mbledhja e Këshillit Ekonomik dhe Social të Ligës Arabe me pjesëmarrjen e Sirisë

Sot (e hënë) në Xheda të Arabisë Saudite, filloi mbledhja e Këshillit Ekonomik dhe Social të Ligës Arabe në nivel ministror me pjesëmarrjen e Sirisë.

Në vitin 2011, pas fillimit të krizës në Siri, Liga Arabe pezulloi anëtarësimin e Damaskut në këtë Ligë dhe shumica e vendeve arabe ndërprenë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Sirinë duke mbyllur ambasadat e tyre.

Agjencia e lajmeve Russia Al-Youm njoftoi se në fillim të takimit të Këshillit Ekonomik dhe Social të Ligës Arabe, Algjeria mirëpriti praninë e delegacionit sirian të kryesuar nga Muhamed Samer Al-Khalil, ministër i ekonomisë dhe tregtisë së këtij vendi, dhe përgëzoi Damaskun për rifillimin e aktiviteteve në takimet e Ligës Arabe.

Ministri i financave të Arabisë Saudite, Muhamed Al-Xhadaan gjithashtu tha në këtë takim se Arabia Saudite mirëpret kthimin e Sirisë në Ligën Arabe dhe dëshiron të zgjerojë aktivitetet e përbashkëta.

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik dhe Social të Ligës Arabe, Hossam Zaki, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe deklaroi gjithashtu se sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe do të koordinojë veprimet me Sirinë dhe e mban këtë vend të informuar për të gjitha zhvillimet e përbashkëta të Ligës Arabe.

Duhet theksuar se takimet paraprake në nivel të përfaqësuesve të përhershëm dhe zyrtarëve të lartë të vendeve anëtare të Ligës Arabe do të nisin të martën dhe janë përgatitje e takimit të ministrave të jashtëm. Në takimin e së martës, Arabia Saudite do të marrë kryesimin e samitit nga Algjeria, kryetarja e samitit vitin e kaluar.

Tags