Filloi takimi i 20-të i Konferencës së Astanës për Sirinë
(last modified Tue, 20 Jun 2023 14:57:13 GMT )
Qershor 20, 2023 16:57 Europe/Tirane
  • Filloi takimi i 20-të i Konferencës së Astanës për Sirinë

Takimi i 20-të ndërkombëtar për krizën në Siri në formën e projektit të Konferencës së Astanasë filloi punimet sot në kryeqytetin e Kazakistanit.

Kanali informativ Al-Alam njoftoi se në këtë takim marrin pjesë një delegacion nga Siria i kryesuar nga zëvendësministri i jashtëm i këtij vendi, Ajman Sosan dhe delegacione nga vendet garantuese të procesit të Astanës, përkatësisht Rusia, Irani dhe Turqia.

Delegacioni rus kryesohet nga Mikhail Bogdanov, përfaqësuesi special i Putinit për Lindjen e Mesme dhe vendet afrikane, ndërsa delegacioni iranian nga Ali Asghar Khaxhi, zëvendësministër i punëve të jashtme për çështje politike.

Ky takim do të zgjasë dy ditë dhe pritet që në takim si vëzhgues të marrin pjesë përfaqësues nga Kombet e Bashkuara dhe vendet fqinje të Sirisë si Libani, Iraku dhe Jordania.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kazakistanit njoftoi se tema e takimit aktual janë ndryshimet e situatës në rajon me në qendër Sirinë dhe situatën humanitare në këtë vend dhe përpjekjet për zgjidhjen e krizës dhe çështjeve që lidhen me luftën kundër terrorizmit dhe rindërtimi i Sirisë dhe sigurimi i kushteve të nevojshme për kthimin e refugjatëve.

Takimi i fundit nëkëtë kuadër ishte takimi i 19-të në formën e planit të Astanës, i cili u mbajt më 22 dhe 23 nëntor 2022 në kryeqytetin e Kazakistanit dhe në deklaratën e tij përfundimtare u theksua respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Tags