Irakianët i venë zjarrin ambasadës suedeze në Bagdad
(last modified Thu, 20 Jul 2023 07:32:34 GMT )
Korrik 20, 2023 09:32 Europe/Tirane
  • Irakianët i venë zjarrin ambasadës suedeze në Bagdad

Sulmi ndaj ambasadës suedeze në Irak ndodhi pas zemërimit publik kundër këtij vendi për lëshimin e licencës për djegien e librave të shenjtë dhe veçanërisht të Kuranit të Shenjtë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar Al Jazeera, të enjten në mëngjes, në vazhdim të zemërimit publik kundër qeverisë suedeze, mbështetësit e lëvizjes Sadr në Irak i vunë zjarrin ambasadës suedeze në Bagdad dhe sulmuan selinë e saj. Ndërkohë, Suedia sulmin ndaj ambasadës së saj në Irak e quajti një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës dhe u kërkoi autoriteteve irakiane të mbrojnë misionet diplomatike dhe stafin. Më pak se një muaj më parë, kur Suedia lëshoi ​​lejen për të djegur Kuranin e Shenjtë, qindra mbështetës të Moktada Sadr, udhëheqësit të lëvizjes Sadr në Irak, sulmuan ndërtesën e Ambasadës Suedeze në distriktin Salehia në qendër të Bagdadit. Sulmi i irakianëve në ambasadën suedeze ndodhi ndërsa dje Ministria e Jashtme irakiane njoftoi se në një bisedë telefonike me homologun e tij suedez Tobias Billström, ministri i Jashtëm irakian, Fouad Hossein diskutoi për kërcënimin e përsëritjes së fyerjeve ndaj Kuranit të Shenjtë nga një person i cili kohët e fundit diskutoi për përdhosjen e Kuranit në Suedi. Fouad Hossein, duke iu referuar rrezikut të veprimeve të tilla të egra, i kërkoi qeverisë suedeze të parandalonte ofezat e përsëriture ndaj vendeve të shenjta islame. Nga ana tjetër, edhe ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billström, në emër të qeverisë suedeze e dënoi këtë veprim dhe theksoi se qeveria suedeze nuk i mbështet dhe nuk i fal këto veprime dhe e konsideron veten të detyruar të mbështesë ambasadën e Irakut në Stokholm. Më 29 qershor, një shtetas suedez radikal, i mbështetur nga autoritetet e vendit, përpara një xhamie në Stokholm, kryeqyteti i Suedisë, grisi faqet e Kuranit të Shenjtë dhe u vuri flakën.   Më herët, policia suedeze njoftoi se kishte dhënë leje për demonstrimin e njerëzve që donin të digjnin një kopje të Kuranit të Shenjtë. Ky akt i urryer ka shkaktuar reagime të shumta. Ajetullah Sejed Ali Sistani, Udhëheqësi Suprem i Shiitëve në Irak, gjithashtu në një deklaratë dhe mesazh drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres lidhur përdhosjen e Kuranit të Shenjtë dhe lejen e qeverisë suedeze tha: Respektimi i lirisë së shprehjes nuk mund ta justifikojë këtë sjellje të turpshme, e cila është një sulm i hapur ndaj librit të shenjtë të dy miliardë myslimanë në botë. Vitet e fundit, disa vende evropiane, veçanërisht rajoni skandinav, kanë qenë skenë e shkeljeve dhe përdhosjes së shenjtërive myslimane.  Nën hijen e mbështetjes së policisë suedeze, ekstremistët e djathtë u përpoqën t'i vinin zjarrin Kuranit të Shenjtë ndërkohë që protestat e myslimanëve u shtypën.

Tags