Sejed Hassan Nasrullah: Ritualet e Huseinit lulëzuan pas fitores së Revolucionit Islamik iranian
(last modified Thu, 27 Jul 2023 08:04:13 GMT )
Korrik 27, 2023 10:04 Europe/Tirane
  • Sejed Hassan Nasrullah: Ritualet e Huseinit lulëzuan pas fitores së Revolucionit Islamik iranian

Sejed Hassan Nasrullah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban, të mërkurën mbrëma, natën e nëntë të muajit Muharrem, tha se ritet e Huseinit kanë lulëzuar pas fitores së Revolucionit Islamik iranian.

Sipas raportit të IRNA nga Ahad, Sejed Hassan Nasrullah shtoi: Ndër manifestimet e ritualeve Huseini mund të përmendim zimbajtjen me trishtim dhe pikëllim, tubimet Huseiniane, ecjen për të vizituar faltoren e imam Huseinit (a.s.), ceremonitë e ndryshme të popujve, etj., dhe qëllimi i këtyre ritualeve është mbajtja gjallë e idealit të Imam Huseinit (as) për brezat e ardhshëm. Ai tha: Kohët e fundit, ritualet e Huseinit kanë qenë shumë të begata, veçanërisht që nga viti 1979, pra që nga fitorja e Revolucionit Islamik në Iran. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit shtoi se ky proces ishte i ngadaltë nga viti 1922 deri në vitin 1979 dhe me fitoren e Revolucionit Islamik, kjo linjë ndryshoi dhe u ngrit lart dhe me bekimin e Revolucionit Islamik, kuvendet dhe ritualet e Huseinit, u bënë edhe më të gjallëruara dhe të rëndësishëm. Nasrullah më tej vuri në dukje rritjen e pjesëmarrjes në tubimet e zimbajtjes të Huseinit, veçanërisht në vitet e fundit dhe tha: Në tre vitet e fundit, numri i të pranishmëve në ceremonitë e Ashuras është rritur dukshëm. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut shtoi se një nga fenomenet që është rritur shumë vitet e fundit është fenomeni i pritjes së vajtuesve, që është diçka e re, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike në Liban.

Tags