Hezbollahu kryen sulm raketor në selinë e Mossad-it në Tel Aviv
(last modified Wed, 25 Sep 2024 07:11:17 GMT )
Shtator 25, 2024 09:11 Europe/Tirane
  • Hezbollahu kryen sulm raketor në selinë e Mossad-it në Tel Aviv

Hezbollahu i Libanit njoftoi se ka vënë në shënjestër selinë komanduese të agjencisë së spiunazhit të regjimit sionist në periferi të Tel Avivit me një raketë balistike Qadir 1.

Sipas raportit të IRNA duke cituar rrjetin Palestine Today, Hezbollahu i Libanit në deklaratën e tij tha: Në kuadër  të mbrojtjes së Libanit dhe kombit të tij, Rezistenca Islamike e Libanit në orën 6:30 të mëngjesit të kësaj të mërkure me kohën lokale shënjestroi selinë e Mossad-it në periferi të Tel Avivit me një raketë balistike Qadir 1. Deklarata shtoi:  Vendndodhja e shënjestruar ishte selia përgjegjëse për vrasjen e komandantëve (të Hezbollahut) dhe hedhjen në erë të pajisjeve të komunikimit si pajisjet pagers. Kjo është hera e parë që nga fillimi i luftës kundër Gazës që qyteti i pushtuar i Tel Avivit vihet në shënjestër të një sulmi me raketa nga Libani. Pas këtij sulmi, sirenat e alarmit ranë në Tel Aviv, Gush Dan, Netanya dhe disa zona të tjera. Radio e Ushtrisë Sioniste gjithashtu njoftoi se Hezbollahu gjuajti një raketë balistike me rreze të mesme veprimi drejt bazës Gillot. Rrjeti Al-Mayadeen gjithashtu njoftoi se fluturimet e aeroportit Ben Gurion janë pezulluar. Burimet hebraisht-folëse njoftuan se më shumë se një milion sionistë u detyruan të ikin në strehimore pas sulmit me raketa të Hezbollahut në Tel Aviv dhe sirenave të alarmit që u ndezën në këtë qytet dhe zonat fqinje.

Tags