100 ushtarakë amerikanë do të vendosen në territoret e pushtuara së bashku me sistemin THAAD
(last modified Mon, 14 Oct 2024 09:15:58 GMT )
Tetor 14, 2024 11:15 Europe/Tirane
  • 100 ushtarakë amerikanë do të vendosen në territoret e pushtuara së bashku me sistemin THAAD

Në një lëvizje të paprecedentë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin 100 trupa së bashku me sistemet antiraketë THAAD në territoret e pushtuara.

CNN raportoi se rreth 100 ushtarakë të ushtrisë amerikane do të vendosen në territoret e pushtuara për të punuar me sistemin e mbrojtjes raketore THAAD.

Sipas rrjetit CNN, është e rrallë që trupat amerikane të vendosen në Izrael, por ky numër i trupave amerikane janë operatorë të rregullt të sistemit antiraketë THAAD, të cilët shkojnë në Palestinën e pushtuar për të punuar me të.

Më herët, kanali i lajmeve NBC, duke cituar një zyrtar në Pentagon, raportoi se Uashingtoni ka rënë dakord të vendosë sistemin e mbrojtjes antiraketë THAAD në territoret e pushtuara për t'iu kundërvënë sulmeve raketore të Iranit ndaj Izraelit.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral-majori Pat Ryder, nëpërmjet një deklarate njoftoi se me urdhër të presidentit amerikan Joe Biden, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka njoftuar vendosjen e sistemit të mbrojtjes THAAD dhe forcave ushtarake amerikane në Izrael, për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes ajrore të Izraelit.

Ndërkohë, Abbas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, paralajmëroi më herët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës "po i dërgojnë armatime në mënyrë të paprecedentë Izraelit. Ky vend tani po i vë në rrezik trupat e tij duke i dërguar ato për të drejtuar sistemet raketore amerikane në Izrael".

Ministri i Jashtëm i Iranit, duke publikuar një mesazh në rrjetin social X (ish-Twitter) theksoi: “Ndërkohë që ditët e fundit kemi bërë shumë përpjekje për të frenuar një luftë në shkallë të gjerë në rajon, e them qartë se nuk do të kemi asnjë vijë të kuqe në mbrojtje të popullit tonë dhe të interesave tona”.

 

 

Tags