Fillon një faze të re e intensifikimit të sulmeve të Hezbollahut ndaj regjimit sionist
(last modified Fri, 18 Oct 2024 05:56:03 GMT )
Tetor 18, 2024 07:56 Europe/Tirane
  • Fillon një faze të re e intensifikimit të sulmeve të Hezbollahut ndaj regjimit sionist

Dhoma  Operacionale e Rezistencës Islamike libaneze njoftoi fillimin e një faze të re të konfrontimit dhe përshkallëzimit të tensionit me regjimin sionist.

 

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Rezistenca Islamike e Libanit sot në një deklaratë, duke iu referuar vazhdimit të agresionit të regjimit sionist kundër Libanit, njoftoi se 10 ushtarë izraelitë janë vrarë dhe 150 ushtarë të tjerë janë plagosur në përleshjet me regjimin sionist, veçanërisht në fshatrat " Al-Quza”  dhe “Rab Thalathin".

Dhoma Operacionale e Rezistencës Islamike njoftoi gjithashtu sulmin ndaj bazave dhe kazermave ushtarake izraelite në qytetet dhe qytezat e shtrira në kufirin mes Libanit dhe Palestinës veriore me të gjitha llojet e raketave, duke përfshirë raketa precize.

Luftëtarët e Rezistencës Islamike Libaneze në Njësinë e Mbrojtjes Ajrore kanë rrëzuar me sukses edhe 2 dronë zbulues Hermes 450, dhe në këtë sulm të rezistencës janë vrarë 55 izraelitë dhe janë plagosur më shumë se 500 oficerë e ushtarë. Gjithashtu, u shkatërruan edhe 20 tanke Merkava, katër buldozerë ushtarakë dhe transportues të blinduar.

Lëvizja e rezistencës së Hezbollahut libanez gjithashtu raportoi se kishte shënjestruar qytetin Zefloun në Haifa me një numër të madh raketash.

Hezbollahu i Libanit nuk ka qëndruar i heshtur përballë sulmeve ndaj civilëve në këtë vend dhe ka vënë në axhendën e tij operacione të shumta kundër pozicioneve dhe vendbanimeve sioniste në veri të Palestinës së pushtuar.

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se që nga 8 tetori 2023, në sulmet e regjimit sionist kanë rënë dëshmorë më shumë se dy mijë persona dhe janë plagosur mbi 11 mijë të tjerë.

 

Tags