Tragjedia e Minas dhe njëmijë pyetje pa përgjigje!
(last modified Thu, 08 Sep 2016 09:21:13 GMT )
Shtator 08, 2016 11:21 Europe/Tirane
  • Tragjedia e Minas dhe njëmijë pyetje pa përgjigje!

Tragjedia e Mina si ngjarja më vdekjeprurëse në historinë e Haxhit, ka ndodhur për shkak të paaftësisë dhe keqadministrimit të sunduesve të Arabisë Saudite në tokën më të sigurt dhe si pasojë humbën jetën me mijëra vizitorë të Shtëpisë së Zotit, mirëpo rreth kësaj tragjedie ende ekzistojnë me mijëra pyetje pa përgjigje!

Plagët e rënda që shkaktoi ky keqadministrim janë aq të thella saqë edhe pas shumë shekujve nuk mund të shërohen dhimbjet e familjarëve të viktimave, por edhe për gjeneratat e ardhshme. Data 10 dhilhixhe e vitit 1436 hixhri kameri që vitin e kaluar përkoi me 24 shtator 2015, është një datë e paharruar në historinë e Arabisë Saudite. Kjo datë zbuloi papërgjegjësinë dhe paaftësinë e sunduesve të Arabisë Saudite në administrimin e çështjeve të "Shtëpisë së Zotit" dhe shumë qartë tregoi se sipas deklaratave të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, duhet të mendohet një alternativë serioze për administrimin e çështjeve përkatëse me Haxhin dhe "Shtëpinë e Zotit". Theksimi i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për administrimin e çështjeve përkatëse me ceremoninë e Haxhit nga bota islame është bërë për këtë arsye se Mina nuk ishte tragjedia e parë në të cilën humbën jetën shumë vizitorë të "Shtëpisë së Zotit", sepse edhe tragjedia e vitit 1990 gjithashtu në ritualin e hedhjes së gurëve drejt simbolit të djallit, rezultoi me vdekjen e 1426 haxhinjëve. Edhe disa herë të tjera gjatë këtij rituali kanë humbur jetën një numër i konsiderueshëm i haxhinjëve ku një prej tyre mund të përmendet tragjedia e vitit 2006 e cila rezultoi me vdekjen e 360 haxhinjëve si pasojë e grumbullimit të njerëzve. Në Haxhin e vitit 2015, ndodhi një tragjedi shumë e madhe e cila ishte shumë e vështirë për tu besuar nga të gjithë dëshmitarët okularë dhe nga ata të cilët e ndiqnin këtë ceremoni nga kanalet televizive. Kjo tragjedi e madhe la pas vete shumë pyetje pa përgjigje për umetin mysliman dhe për familjarët e këtyre viktimave. Kush do t'i përgjigjet vajtimit dhe rënkimit të vajzës 14 vjeçare e cila ka humbur nënën për shkak të sëmundjes së kancerit dhe sëbashku me babanë kishte shkuar në tokën e zbritjes së shpalljes hyjnore, ndërsa tani po jeton edhe pa baba? Kush do t'i përgjigjet pankartave ngjyra-ngjyra të shkruara "Baba dhe nënë e dashur, iu pranoftë Haxhi" dhe shndërrimit të tyre në pankarta të zisë ku thuhet "Ju shprehim ngushëllime", si dhe shndërrimit të gostisë së Haxhit në darkën e zisë? Sa çamta e valixhe të mbushura me plotë dhurata që ishin mbyllur me dashurinë e një çifti të ri, pas tragjedisë së Minas u hapën me sy të mbushur me lot dhe në mungesë të dashurisë! Kush do t'i përgjigjet një gruaje e cila pas tragjedisë së Minas për ditë me radhë ka kërkuar të shoqin në mesin e kufomave të grumbulluara njëra mbi tjetrën?! Me të vërtetë kush do tu japë përgjigje pyetjeve të paqarta të familjarëve të cilët prisnin kthimin e haxhinjve?! Kush do t'i përgjigjet fëmijëve të cilët prisnin kthimin e prindërve nga Haxhi dhe kush do t'i përgjigjet prindërve të cilët prisnin kthimin e fëmijëve nga Haxhi dhe kishin zbukuruar oborret dhe portat e shtëpive?! Ah, sa dëshpërim! Ky udhëtim për shumë udhëtarë ishte i hidhur dhe pa kthim. Kjo tragjedi ishte aq e thellë saqë lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit shpalli 3 ditë zi publike, ndërsa këtë vit me rastin e ceremonisë së Haxhit dërgoi një mesazh për të gjithë myslimanët e botës dhe në këtë mesazh i prezantoi sunduesit e regjimit Al Saud fajtorë dhe përgjegjës për tragjedinë e Minas dhe ngjarjet e tjera që kanë ndodhur në Masxhidul-Haram. Vlen të theksohet se grumbullimi i haxhinjëve në Mina shkaktoi vdekjen e të paktën 5000 personave ku 468 prej tyre ishin haxhinjë iranianë.

Tags