Ushtria 100 mijë trupash e regjimit Al Saud në Twitter aktivizohet kundër Iranit për tu larguar nga përgjegjësia për tragjedinë e Minas
(last modified Fri, 09 Sep 2016 20:33:36 GMT )
Shtator 09, 2016 22:33 Europe/Tirane
  • Ushtria 100 mijë trupash e regjimit Al Saud në Twitter aktivizohet kundër Iranit për tu larguar nga përgjegjësia për tragjedinë e Minas

Regjimi Al Saud për ta paraqitur vetën të pafajshëm në tragjedinë e Minas dhe për ta akuzuar Iranin në këtë ngjarje, ka aktivizuar ushtrinë 100 mijë trupash në sferën kibernetike.

Agjencia ISNA e lajmeve ISNA njoftoi se Arabia Saudite në reagim ndaj mesazhit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit me rastin e përvjetorit të tragjedisë së Minas dhe për ta hequr përgjegjësinë e vet ndaj kësaj tragjedie të madhe, ka aktivizuar përsëri ushtrinë e vet në Twitter dhe në rrjetet e tjera sociale me qëllim ta shtrembërojë opinionin publik dhe për të publikuar gënjeshtra. Regjimi Al Saud i cili për shkak të paaftësisë dhe neglizhencës në tragjedinë e Minas dhe në Masxhidul-Haram shkaktoi vdekjen dhe përgjakjen e mijëra haxhinjve dhe lëndoi zemrën e familjeve të tyre, tani nuk po pranon kurrfarë përgjegjësie ndaj kësaj tragjedie të dhimbshme. Ushtria e regjimit Al Saud në Twitter më këtë qëllim mashtrues që e konsideron Iranin fajtor për tragjedinë e Minas, ka filluar një propagandë të gjerë dhe ka ftuar të gjithë përdoruesit e internetit në Arabinë saudite për ta publikuar këtë propagandë për ta hequr nga supet e regjimit Al Saud përgjegjësinë për tragjedinë në Mina dhe në Masxhidul-Haram dhe për ta bërë Iranin përgjegjës për këto tragjedi. Sipas raportit të kanalit informativ Al Alam, Muhamed bin Selman, zv/trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite ka angazhuar me para një ushtri 100 mijë trupash në Twiter që duke propaganduar virtytet e pavërteta të të birit të mbretit saudit, të krijojë rrethanat për tu ulur në fronin mbretëror të Arabisë Saudite.

Tags