Arabia Saudite fshin të gjitha informacionet në lidhje me tragjedinë e Minas
(last modified Mon, 26 Sep 2016 05:27:25 GMT )
Shtator 26, 2016 07:27 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite fshin të gjitha informacionet në lidhje me tragjedinë e Minas

Një vit pas ndodhjes së tragjedisë së Minas në Haxhin e vitit të 2015, qeveria e Arabisë Saudite ka fshi të gjitha informacionet në lidhje me viktimat e kësaj tragjedie.

Agjencia ISNA e lajmeve njoftoi se një vit pas ndodhjes së tragjedisë së Minas në Haxhin e vitit 2015 ku humbën jetën 7480 haxhinj, qeveria e Arabisë Saudite ka hequr nga qasje të gjitha informacionet përkatëse me viktimat e kësaj tragjedie që ndodheshin në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi. Në kohën kur të gjitha mediat saudite ndodhen në një bojkot informativ të tragjedisë së Minas dhe në kohën kur qeveria e regjimit Al Saud kishte deklaruar se numri i viktimave të tragjedisë së Minas është 769 persona, Ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite numrin haxhinjve që humbën jetën në tragjedinë e Minas në Haxhin e vitit 2015 e ka deklaruar 4174 persona. Kjo është në kohën kur autoritetet iraniane duke u referuar në vendet ku mbaheshin kufomat, kanë deklaruar se numri i këtyre viktimave është mbi 7000 persona. Aktualisht në faqen informative të Ministrisë së Shëndetësisë së Arabisë Saudite nuk ndodhen kurrfarë të dhënash në lidhje tragjedinë e Minas dhe vdekjen e 7480 haxhinjve sepse janë hequr të gjitha statistikat në lidhje me këtë ngjarje. Vlen të theksohet se tragjedia e Minas në vitin e kaluar shkaktojnë vdekjen e mbi 7000 haxhinijve të "Shtëpisë së Zotit" në mesin e tyre edhe 465 haxhinj iranianë, si pasojë e keqadministrimit të autoriteteve saudite në ceremoninë e Haxhit.

Tags