Lindja e Mesme përballet me probleme si pasojë e mosmarrëveshjeve ndërfetare
(last modified Wed, 05 Oct 2016 06:28:03 GMT )
Tetor 05, 2016 08:28 Europe/Tirane
  • Lindja e Mesme përballet me probleme si pasojë e mosmarrëveshjeve ndërfetare

Ministri i punëve të jashtme të Irakut theksoi se rajoni i Lindjes së Mesme po përballet me probleme të krijuara nga mosmarrëveshjet ndërfetare.

Kanali informativ Sumerija News njoftoi se Ibrahim Xhafari, ministri i punëve të jashtme të Irakut, të martën në takim me Shejkh Ahmed Badrudin Hasun, kryemyftiun e Sirisë, duke thënë se rajoni i Lindjes së Mesme aktualisht po përballet me probleme të krijuara si pasojë e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve ndëretnike dhe ndërfetare, theksoi: Dijetarët fetarë gjatë fjalimeve të tyre duhet të trajtojnë problemet me të cilat po përballet umeti islam, sidomos në periudhën aktuale në të cilën umeti islam në të gjitha fushat politike, ekonomike, shoqërore dhe të sigurisë po përballet me probleme të mëdha, prandaj dijetarët fetarë duhet të trajtojnë më shumë çështje nga sferat që i përkasin umetit islam dhe jo shkollave fetare. Umeti islam duhet të bashkohet për tu përballur me grupet terrorist dhe të mbështesin institucionet shtetërore në luftën kundër terrorizmit,- shtoi ndër të tjera Ibrahim Xhafari. Nga ana e tij, kryemyftiu i Sirisë në këtë takim theksoi nevojën e bashkimit të vërtetë të umetit islam përballë sfidave aktuale sidomos për tu përballur me grupet terroriste.

Tags