Terroristët sulmojnë rajonet e banuara në Damask
Terroristët kanë sulmuar me mortaja zonat e banuara në Damask, por deri tani nuk është bërë e ditur për viktima dhe dëme eventuale si pasojë e këtyre sulmeve.
4 predha mortajë kanë rënë në afërsi të spitalit francez në lagjen Al Kesa, në Damask. Ndërkohë, avionët e ushtrisë siriane duke iu përgjigjur këtij sulmi të terroristëve, kanë bombarduar pozicionet e terroristëve në rajonin Guta lindore, në periferi të Damaskut. Gjithashtu ushtria siriane në vazhdën e ofensivës për çlirimin e qytetit Alepo, ka arritur të marrë nën kontroll sheshin Al Xhundul, duke përforcuar pozitat e saj në betejën për çlirimin e Alepos. Një prej komandantëve të ushtrisë siriane theksoi se marrja e kontrollit e sheshit Xhumhur dhe e kodrave përreth, është një hap i rëndësishëm për çlirimin e qytetit Alepo.