Fillon operacioni i largimit të terroristëve nga veriperëndimi i Damaskut
(last modified Thu, 13 Oct 2016 19:08:00 GMT )
Tetor 13, 2016 21:08 Europe/Tirane
  • Fillon operacioni i largimit të terroristëve nga veriperëndimi i Damaskut

Sot ka filluar operacioni i largimit të terroristëve nga rajonet Kadisia dhe Al Hame në veriperëndim të Damaskut dhe ky operacion përfundon mbrëmjen e sotme me hyrjen e terroristëve në provincën Idlib.

Më parë, Ali Heidar, ministër i pajtimit kombëtar në Siri, kishte deklaruar se në bazë të një marrëveshje me qeverinë siriane, 600 terroristë do të largohen nga rajonet Kadisia dhe Al Hame. Nga ana tjetër, ushtria siriane ka kërkuar nga terroristët që kontrollojnë zonat lindore të Alepos, të lirojnë civilët sirianë. Grupet terroriste që kontrollojnë zonat lindore të Alepos, janë rrethuar nga forcat e ushtrisë siriane dhe nuk lejojnë largimin e civilëve sirianë nga këto rajone.

 

Tags