Parashikohet pjesëmarrja e miliona vizitorëve në marshin e Arbainit
(last modified Sat, 19 Nov 2016 14:21:14 GMT )
Nëntor 19, 2016 15:21 Europe/Tirane
  • Parashikohet pjesëmarrja e miliona vizitorëve në marshin e Arbainit

Parashikohet që miliona besimtarë të marrin pjesë në ceremoninë e Arbainit në Qerbela.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se në natën e Arbainit Husejnit, miliona besimtarë dhe vizitorë në kuadër të marshit të Arbainit, të arrijnë në qytetin e Qerbelas dhe gjatë ditës së sotme vazhdimisht është shtuar numri i vizitorëve në Qerbela. Që nga mëngjesi i ditës së sotme (e shtunë) vizitorët në masë të madhe kanë filluar të hyjnë në qytetin e Qerbelas për të ripërtërirë besëlidhjen e tyre me idealet e Imam Husejnit (a.s.). Autoritetet e pushtetit lokal dhe të Qeverisë së Irakut kanë theksuar se qyteti i Qerbelas në asnjë mënyrë nuk ka potencialet e duhura për të pritur të gjithë numrin e vizitorëve të cilët po marrin pjesë në marshin e Arbainit. Autoritetet irakiane akoma nuk kanë dhënë kurrfarë statistika për numrin e saktë të vizitorëve që kanë marrë pjesë në marshin e Arbainit Husejni, mirëpo supozimet dhe parashikimet tregojnë se në këtë tubim fetar marrin pjesë të paktën 20 milionë njerëz.

Tags