Irani dërgon 75 ton ndihma për popullin sirian
(last modified Sat, 17 Dec 2016 06:11:54 GMT )
Dhjetor 17, 2016 07:11 Europe/Tirane
  • Irani dërgon 75 ton ndihma për popullin sirian

Kreu i komitetit të emergjencave dhe shpëtimit të Iranit njoftoi dërgimin e 75 ton ndihmave humanitare për popullin sirian.

Murteza Salimi vuri në dukje se ndihma janë kryesisht, tenda për strehim, batanije dhe oriz. Përveç kësaj janë dërguar 5 ton medikamente për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në Siri. Pas bisedës telefonike të presidentit sirian Bashar Asad dhe presidentit të Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani, qeveria siriane ka kërkuar ndihmë nga komiteti i Gjysmë Hënës së Kuqe të Iranit dhe ky komitet ka dërguar kontingjentin e parë me ndihma humanitare për popullin sirian.

Tags