Ushtria siriane çliron qytezën Kasemie
(last modified Thu, 26 Jan 2017 19:23:42 GMT )
Janar 26, 2017 20:23 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane çliron qytezën Kasemie

Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore siriane kanë çliruar qytezën Kasemie, në lindje të Damaskut.

Mediat e afërta me grupet terroriste bëjnë të ditur se pas një sulmi të befasishëm të forcave siriane, grupet terroriste janë detyruar të largohen nga qyteza Kasemie në periferinë lindore të Damaskut. Në këtë mënyrë forcat e ushtrisë siriane kanë mbërritur në dyert e qytezës Neshabie, në lindje të Damaskut e cila ndodhet nën kontrollin e grupeve terroriste. Nga ana tjetër mësohet se forcat e ushtrisë siriane kanë neutrializuar një sulm të forcave të ISIS në rrugën Eseria-Khanaser në lidnje të Alepos dhe po vazhdojnë ndjekjen e terroristëve të ISIS.

 

Tags