Ushtria siriane avancon në rrethinën e Damaskut, terroristët dorëzohen
(last modified Sun, 29 Jan 2017 06:32:51 GMT )
Janar 29, 2017 07:32 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane avancon në rrethinën e Damaskut, terroristët dorëzohen

Pavarësisht sabotimeve të terroristëve të armatosur ndaj përpjekjeve për vendosjen e armëpushimit në provincën e Damaskut, forcat e ushtrisë siriane kanë hyrë në rajonin Ajnu Fixhe, 40 km në veriperëndim të qytetit Damask.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se rajoni Ajnu Fixhe posedon burimet më të mëdha të ujit për plotësimin e nevojave të banorëve të Damaskut, por terroristët e armatosur 5 javë më parë kanë pushtuar këtë rajon dhe kanë mbyllur ujin për popullatën e Damaskut. Terroristët e armatosur gjatë një muaji të kaluar kanë shkelur dy herë marrëveshjen e armëpushimit në këtë rajon, por më në fund dje janë dorëzuar përballë kushteve të qeverisë së Sirisë. Amar Armush, anëtar i komitetit popullor për kompromis në rajonin Vadi Barda, në lidhje me këtë ka thënë se pasi shumica e banorëve të rajonit Vadi Barda u janë bashkuar planit për pajtimin kombëtar, rrethimi i terroristëve në rajonin Ajnu Fixha ngushtohej për çdo ditë dhe ata nuk patën rrugëzgjidhje tjetër, përveçse të dorëzohen pranë ushtrisë siriane.

Tags