Shtohet numri i viktimave nga shpërthimi terrorist në Damask
(last modified Sun, 12 Mar 2017 05:31:07 GMT )
Mars 12, 2017 06:31 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave nga shpërthimi terrorist në Damask

Numri i viktimave nga dy shpërthimet e ndodhura në rajonin Bab Musala të Damaskut ka arritur në 59 persona.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam ministria e jashtme e Irakut publikoi dje një komunikatë, ku bëri të ditur se gjatë shpërthimeve të ndodhura sot në kryeqytetin e Sirisë, të paktën 47 shtetas irakian janë martirizuar dhe mbi 120 të tjerë janë plagosur, ndërsa autoritetet irakiane në bashkëpunim me qeverinë e Sirisë, kanë dërguar një ekip për identifikimin e viktimave. Në këtë komunikatë, Ministria e jashtme e Irakut kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare  të dënojë sulmet terroriste në Damask dhe të bashkohet me qeverinë e Irakut e të Sirisë në luftën kundër grupeve terroriste. Terroristët e grupit Sejful Sham sulmuan dy autobusë me pelegrinë irakianë në varrezën Babul Saghir në afërsi të mauzoleut të hz. Sukejna, vajzës së Imam Huseinit (as). Vlen të theksohet se kriza në Siri ka nisur prej vitit 2011 me sulmet e grupeve terroriste të cilët mbështeten nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e saj si Turqia të cilat kanë si objektiv të vetëm rrëzimin e presidentit Bashar Asad nga pushteti.

Tags