ISIS po largohet nga Raka
(last modified Fri, 31 Mar 2017 18:17:05 GMT )
Mars 31, 2017 20:17 Europe/Tirane
  • ISIS po largohet nga Raka

Disa media të varura nga grupet e armatosura në Siri bënë të ditur se terroristët e ISIS po largohen masivisht nga Raka dhe po zhvendosen në rajone të tjera që kontrollohen nga terroristët.

Siç njofton kanali televiziv Al Menar, burime të varura nga grupet e armatosura në Siri raportuan se shpërngulja e ISIS nga kryeqyteti i vetëshpallur i terroristëve ka filluar gjatë 48 orëve të kaluara. Sipas këtij burimi, qindra pjesëtarë të grupit terrorist-takfirist ISIS, së bashku me familjet e tyre po shpërngulen nga Raka dhe po vendosen në qytetin Al Mejadin dhe në pjesën lindore të qytetit Deirulzur. Sulmet ajrore dhe sulmet tokësore të forcave kurde siriane ndaj pozicioneve të ISIS në Raka, janë bërë shkak që krerët e ISIS të fillojnë shpërnguljen drejt zonave jugore përgjatë brigjeve të lumit Eufrat.

 

Tags