Terroristët e Frontit Nusra pësojnë disfatë në Gute Lindor
(last modified Wed, 21 Jun 2017 06:26:49 GMT )
Qershor 21, 2017 08:26 Europe/Tirane
  • Terroristët e Frontit Nusra pësojnë disfatë në Gute Lindor

Forcat e ushtrisë siriane në përgjigje të sulmeve të grupit terrorist fronti Nusra kanë kryer një operacion në zonat Ein Terma dhe  Xhubar në rajonin Gute Lindor që ndodhet në lindje të Damaskut.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam e lajmeve sipas të cilës ushtria siriane tashmë nga ngushtuar rrethimin e terroristëve të frontit Nusra në zonën Herasta. Në periferi të damaskut dhe pikërisht në rajonin Tebas, ushtria siriane ka thyer rrethimin e frontit Nusra pasi ka vrarë me dhjetëra terroristë. Shumica e terroristëve të vrarë ishin snapjerist që qëndronin në zonat malore.

Tags