Kërkesa interesante e Riadit për Bagdadin: Armiqësi me Dohan për ristrukturimin e Mosulit
(last modified Sun, 09 Jul 2017 15:13:05 GMT )
Korrik 09, 2017 17:13 Europe/Tirane
  • Kërkesa interesante e Riadit për Bagdadin: Armiqësi me Dohan për ristrukturimin e Mosulit

Një nga liderët e Partisë  “Thirrja për Islam” në Irak, ka bërë të ditur se Arabia Saudite është duke i bërë trysni Bagdadit, duke kërkuar armiqësi me Dohan në këmbim të rindërtimit të Mosulit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Xhasem Al Bajati, udhëheqës i Partisë “Thirrja për Islam” në Irak, ka njoftuar për presionet e Arabisë Saudite kundër qeverisë irakiane dhe negociatat me të dhe ka shtuar se Riadi pret që në krizën midis vendeve arabe të Gjirit Persik, Bagdadi të mbaj anën e Arabisë Saudite. Sipas uebsajtit të kanalit televiziv Al Mejadin, Bajati ka thënë: Riadi dëshiron që Bagdadi të qëndrojë përkrah tij përballë presioneve që po i bën ndaj Dohës dhe me këtë rast si shpërblim do të merr rindërtimin e Mosulit.

 

Tags