ISIS përdor civilët sirianë si mburojë njerëzore në Raka
Zëdhënësi i forcave të Partisë Demokratike të Kurdëve të Sirisë deklaroi se ISIS në Raka po përdorë civilët si mburojë njerëzore.
Talal Salu, zëdhënësi i forcave të Partisë Demokratike të Kurdëve të Sirisë, në një intervistë me BBC në gjuhën arabe, deklaroi se janë krijuar korridore të caktuara për evakuimin e civilëve që kanë mbetur nën pushtetin e ISIS në Raka. Evakuimi i civilëve në disa prej këtyre rrugëve po bëhet në mënyrë të lehtë, mirëpo në disa rrugë snajperistët e ISIS po qëllojnë civilët. Në lidhje me operacionet e këtyre forcave në Raka në veri të Sirisë, Talal Salu tha se operacionet për çlirimin e qytetit Raka kanë filluar tre muaj më parë dhe forcat kurde të Sirisë kanë arritur të marrin nën kontroll 65 % të territorit të këtij qyteti.