Parlamenti irakian kërkon vendosjen e ushtrisë në Kurdistan
(last modified Mon, 25 Sep 2017 17:41:13 GMT )
Shtator 25, 2017 19:41 Europe/Tirane
  • Parlamenti irakian kërkon vendosjen e ushtrisë në Kurdistan

Deputetët irakianë kanë kërkuar vendosjen e trupave qeveritare irakiane në zonat e kontestuara me kurdët mes tensioneve në rritje midis qeverisë qendrore në Bagdad dhe qeverisë Rajonale të Kurdistanit gjatë një referendumi të diskutueshëm për pavarësi.

Hakim Abas Musa al-Zamili, një ligjvënës nga Lëvizja Sadr, tha të hënën se parlamenti kishte miratuar disa masa të ashpra në përgjigje të referendumit kurd të pavarësisë. Ai shtoi se në përputhje me këto masa, Bagdadi do të duhej të vepronte për të "mbrojtur unitetin e Irakut dhe për të vendosur trupa ushtarake në të gjitha rajonet e diskutueshme". Ai më tej tha se masat gjithashtu kërkuan mbylljen e të gjitha kalimeve kufitare me rajonin kurd. Parlamenti irakian e konsideron referendumin e pavarësisë së Kurdistanit si "jokushtetues" dhe ka bërë thirrje për masa ndëshkimore kundër të gjithë zyrtarëve kurdë dhe nëpunësve civilë që përfshihen në të, theksoi ligjvënësi irakian. Ndërkohë, kryeministri irakian Heidar  Abadi urdhëroi rajonin kurd të dorëzojë vendkalimet kufitare dhe aeroportet, e u bëri thirrje vendeve të tjera që të mos importojnë naftë nga kurdët. Ushtria irakiane ka filluar sot një stërvitje madhore ushtarake me ushtrinë turke përgjatë kufirit të përbashkët pasi një referendum shumë i diskutueshëm mbi pavarësinë u mbajt në rajonin kurd të Irakut në kundërshtim të hapur me qeverinë qendrore në Bagdad.

 

Tags