35 persona të vrarë nga luftimet mes takfiristëve në Siri
(last modified Sat, 14 Oct 2017 12:12:23 GMT )
Tetor 14, 2017 14:12 Europe/Tirane
  • 35 persona të vrarë nga luftimet mes takfiristëve në Siri

Luftimet më të fundit mes takfiristëve të zhvilluara në provincën Hamah në perëndim të Sirisë, kanë shkaktuar vrasjen e të paktën 35 terroristëve.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se si pasojë e shtimit të mosmarrëveshjeve të brendshme mes terroristëve të grupit takfirist ISIS dhe Tahrir Sham në provincën Hamah, përsëri kanë shpërthyer luftime të ashpra mes këtyre grupeve dhe gjatë këtyre luftimeve janë vrarë 24 terrorist të ISIS dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë. Ndërkohë thuhet se gjatë këtyre luftimeve janë vrarë 10 terroristë të grupit Tahrir Sham. Terroristët e grupit Tahrir Sham edhe më parë në qytetin Kafr Takharim në provincën Idlib janë përleshur me grupet e tjera terroriste në këtë qytet. Me avancimin e ushtrisë dhe të forcave të rezistencës në Siri, janë shtuar edhe mosmarrëveshjet dhe konfliktet mes grupeve terroriste në provincën Idlib.

Tags