Forcat kurde nuk lejojnë civilët të kthehen në Raka
(last modified Fri, 27 Oct 2017 18:25:48 GMT )
Tetor 27, 2017 20:25 Europe/Tirane
  • Forcat kurde nuk lejojnë civilët të kthehen në Raka

Të ashtuquajturat forcat "Kasad" duke hapur zjarr kundër refugjatëve sirianë u përpoqën t'i pengojë ata të hyjnë në qytetin e sapoçliruar sirian të Rakas.

Të paktën 5 refugjatë që u përpoqën të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Raka u plagosën nga plumbat e forcave demokratike kurde të Sirisë. Në këtë kuadër, nga njerëzit e këtij qyteti dhe aktivistët e medias në hapësirën kibernetike është nisur fushata "Raka po vritet në heshtje". Nga ana tjetër mësohet se udhëheqësit e 11 grupeve të armatosura të opozitës të vendosura në pjesën lindore të rajonit Kalemun në Rif Damask kanë planifikuar të vizitojnë Damaskun të dielën e ardhshme. Qëllimi i vizitës është të shqyrtojnë kushtet e pajtimit me qeverinë siriane. Në këto grupe janë 2,000 persona të armatosur, të cilët ndodhen të  dislokuar  në pesë qytete kryesore të rajonit Kalemun. Këto qytete kanë rreth 200,000 banorë.

 

Tags