Gazeta libaneze "Al-Dijar" njoftoi për një atentat të pasuksesshëm kundër trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite
(last modified Sun, 19 Nov 2017 13:49:23 GMT )
Nëntor 19, 2017 14:49 Europe/Tirane
  • Gazeta libaneze

Gazeta libaneze "Al-Dijar" njoftoi për një atentat të pasuksesshëm kundër Muhamed bin Selman, trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite, që u krye në Riad.

Gazeta libaneze "Al-Dijar" në një raport të saj shkruan se pesë oficerë të gardës kombëtare të Arabisë Saudite që ishin nën komandën e princit të arrestuar Mut'ab bin Abdullah, të shtunën ishin në një automjet dhe kanë shtënë me armë në drejtim të automjetit që transportonte Muhamed bin Selman dhe shoqëruesit e tij ku si pasojë janë plagosur disa pjesëtar të sigurimit, mirëpo Muhamed bin Selman ka shpëtuar nga ky atentat për shkak se automjeti i tij ishte i blinduar. Sipas këtij burimi, Muhamed bin Selman pas këtij atentati të pasuksesshëm, me shpejtësi ka shkuar në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes së Arabisë Saudite. Deri më tani forcat e sigurisë së Arabisë Saudite nuk kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë asnjërin prej sulmuesve që morën pjesë në këtë atentat. Këtë ngjarje deri më tani nuk e ka konfirmuar asnjë burim zyrtar i Arabisë Saudite. Mbreti i Arabisë Saudite ditë më parë me pretekst të luftës kundër korrupsionit ka arrestuar me dhjetëra princa, ministra dhe funksionarë të lartë shtetëror në mesin e tyre edhe Mut'ab bin Abdullah bin Abdulaziz, djali i mbretit të mëparshëm të këtij vendi komandant i gardës kombëtare të Arabisë Saudite.

Tags