Shfaqja dhe zhdukja e ISIS
(last modified Tue, 21 Nov 2017 07:04:30 GMT )
Nëntor 21, 2017 08:04 Europe/Tirane

Me çlirimin e qytetit Bu Qemal në jug të Sirisë dhe qytetin Rave në provincën Anbar të Irakut, jetës së grupit terrorist takfirist ISIS si një prej organizatave terroriste në rajon, i ka ardhur fundi.

Grupi terrorist ISIS, u shfaq në vitin 2006. Drejtimin e këtij grupi terrorist takfirist e mori Abu Omar al-Bagdadi. Drejtimi i tij vazhdoi deri në vitin 2010. Pas vdekjes së Abu Omar al-Bagdadi, grupi terrorist takfirist ISIS u drejtua nga Abu Bekr Bagdadi,. Me nisjen e krizës në Siri, grupi terrorist takfirist ISIS nisi aktivitetet e tij në në këtë vend të prekur nga kriza dhe më pas në vitin 2013 sulmoi qeverinë e Irakut. Më pas ISIS u bashkua me grupin tjetër terrorist takfirist fronti Nusra dhe që të dy formuan të ashtuquajturën qeveria islamike e Irakut dhe Shamit (ISIS) të drejtuar dhe kryesuar nga Abu Bekr Bagdadi. Amerika është një prej mbështetësve më të mëdhenj të grupit terrorist ISIS e cila ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në formimin e këtij grupi. Donald Trump presidenti amerikan gjatë fushatës së tij elektorale të vitit 2016 ka deklaruar se ISIS është pjellë e politikave të qeverisë amerikane. Edhe pse amerikan në vitin 2014 formoi të ashtuquajturin koalicion ndërkombëtar kundër ISIS, mirëpo ky koalicion edhe pse në të merrnin pjesë fuqitë më të mëdha ushtarake të botës, nuk ka mundur të luajë rol efikas në rrëzimin dhe shkatërrimin e ISIS. Qeveria amerikane edhe në ditët e fundit të jetës së ISIS në Siri, ka vazhduar mbështetjen e saj për këtë grup terrorist. Në këto kushte ministria e mbrojtjes e Rusisë javën e kaluar deklaroi se forcat amerikane nuk kanë pranuar të kryejnë operacione ushtarake ajrore kundër elementëve të ISIS të cilët ishin duke u tërhequr dhe larguar nga qyteti Bu Qemal në Siri. Kjo tregon se koalicioni amerikan në formë të drejtpërdrejtë mbështet grupin terrorist takfirist ISIS. Mirëpo tani është fakt se perandorisë së ISIS i ka ardhur fundi dhe ky grup terrorist është shkatërruar. në shkatërrimin e perandorisë së ISIS, kanë ndikuar shumë faktorë por më të rëndësishmit janë dekreti fetar i Ajetollah Sistanit dhe krijimit i forcës popullore Hashd Sha’abi në Irak, si dhe vullneti serioz i Iranit, Sirisë dhe grupeve të rezistencës si Hezbullahu. Sulmet terroriste në disa vendeve evropiane ka shkaktuar frikë, panik dhe tmerr në këto vende dhe kjo e ka detyruar perëndimin që megjithëse nuk është futur drejtpërdrejtë në luftë ai ka hequr dorë nga mbështetja për grupet terroriste. Tani strukturës ushtarake të ISIS i ka ardhur fundi dhe ky grup është shkatërruar mirëpo me padyshim mund të pritet që elementë të këtij grupi të kryejnë akte të ndryshme terroriste siç janë shpërthimet në Irak që janë kryer që nga pushtimi i këtij vendi nga terroristët në vitin 2014 e deri më sot.

 

Tags