Zmbrapset një sulm i terroristëve të ISIS në lagjen Tezamen në Damask
(last modified Wed, 13 Dec 2017 18:09:34 GMT )
Dhjetor 13, 2017 19:09 Europe/Tirane
  • Zmbrapset një sulm i terroristëve të ISIS në lagjen Tezamen në Damask

Përpjekja e terroristëve të ISIS për të organizuar një sulm të gjerë në lagjen Tezamen në Damask, është zmbrapsur sot nga ushtria dhe forcat popullore siriane.

Grupet terroriste, të cilat gjatë ditëve të fundit kishin mbledhur forca dhe pajisje të shumta nga pjesë të ndryshme të Sirisë, sulmuan pozicionet e ushtrisë siriane në lagjen Tezamen, por u përballën me reagimin e fuqishëm të forcave siriane dhe u detyruan të tërhiqen duke lënë pas dhjetëra të vrarë e të plagosur. Ushtria siriane dhe aleatët e saj në gjysmën e dytë të vitit 2017  shënuan fitore të mëdha kundër grupeve terroriste dhe rebelëve të armatosur të opozitës.

 

Tags