Fronti Nusra pranon të largohet nga Ghuta Perëndimore e Damaskut brenda 48 orëve
(last modified Tue, 26 Dec 2017 12:17:15 GMT )
Dhjetor 26, 2017 13:17 Europe/Tirane
  • Fronti Nusra pranon të largohet nga Ghuta Perëndimore e Damaskut brenda 48 orëve

Grupi terrorist Fronti Nusra pasi ndodhet nën një rrethim të ashpër në pjesën jugperëndimore të Damaskut, ka pranuar të largohet brenda 48 orëve nga këto rajone dhe të shkojë në Idlib në veri të Sirisë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se komiteti për pajtim kombëtar në Siri i cili ka zhvilluar negociata me grupin terrorist Fronti Nusra për largimin e këtij grupi nga Ghuta e Damaskut, ka deklaruar: "Pjesëtarët e grupit terrorist Fronti Nusra kanë pranuar të gjitha kushtet e ushtrisë së Sirisë për largimin e sigurt nga këto rajone dhe për ë shkuar në Idlib si dhe për zgjidhjen e problemit të atyre të cilët dëshirojnë të qëndrojnë akoma në këtë rajon". Në bazë të kësaj marrëveshje, grupi terrorist Fronti Nusra të gjitha rajonet në pjesën jugperëndimore të Damaskut do t'i dorëzojë te ushtria e Sirisë. Grupi i parë i terroristëve të Frontit Nusra sot pritet të largohet nga ky rajone dhe të shkojë në Idlib.

Tags